BLUETOOTH

Kush është e dashura e re e Pirro Çakos

16:28 - 27.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Punonjësja e gjykatës në krahët e kantautorit disa vite më të madh.




Vetëm pak kohë më parë në media u bë publike historia e re e dashurisë së kantautorit Pirro Çako. Fotot e publikuara zbuluan për herë të parë bionden, e cila tashmë i kishte rrëmbyer zemrën. E duket se kjo histori është tashmë drejt konsolidimit, pasi çifti shfaqet kudo së bashku.

“Gazeta Shqiptare” ka mundur të mësojë se partnerja e Pirros quhet Lertida Balili dhe në sistemin e drejtësisë është një emër mjaft i njohur, kjo falë pozicionit që ajo mban. Lertida është Kancelare pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Vajza nga Saranda, e cila jeton në Tiranë u pa në krah të kantautorit rreth një muaj më parë, në darkën që Ardit Gjebrea kishte organizuar për stafin me rastin e mbylljes së sezonit tek “E diela Shqiptare”.

Megjithatë veç kësaj daljeje bëhet me dije se shpesh herë ajo dhe Pirro shfaqen së bashku në evente apo festa të ndryshme, çfarë tregon për një raport të konsoliduar tanimë mes tyre.

Kujtojmë se që nga janari i vitit 2017, ku artisti i dha fund lidhjes disavjeçare me Sisi, partneren 25 vite më të re, Pirro nuk është shfaqur kurrë në publik me një femër tjetër. Lertida dhe këngëtari mesa duket po shkojnë drejt finalizimit me sukses të kësaj historie, që tashmë njihet nga të gjithë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.