![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Lëkundjet e forta të tërmetit që u ndjenë rreth orës 16:21 në Korçë nuk kanë qenë të vetme.
Lëkundje të tjera janë ndjerë sërish më pas dhe banorët të frikësuar kanë dalë nga shtëpitë e tyre duke mbushur sheshet poshtë pallateve dhe rrugët. Tërmeti i dytë ka qenë 7 minuta pas të parit dhe me magnitudë 3.4.
Pas lëkundjeve të njëpasnjëshme të tërmeteve në juglindje të vendit janë publikuar edhe të dhënat e para të dëmeve në banesat e kësaj zone.
Eshtë konfirmuar se deri tani rreth 12 shtëpi të dëmtuara më herët (tërmeti me 1 qershor) kanë pësuar sërish dëme. Të dhënat e banorëve janë hedhur poshtë nga prefekti i qarkut të Korçës, i cili tha se nga tërmeti i pasdites së sotme nuk është shënuar asnjë dëm.
Shfaq Komentet (0)