Kryesore

‘Jo vetëm Pjetri’, Basha: Ja kryebashkiakët e PS të lidhur me krimin

13:52 - 14.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjeruar “listën e zezë” të kryebashkiakëve socialistë të dalë nga votimet e 30 qershorit, që sipas tij, janë me të shkuar kriminale ose me lidhje aktuale me krimin.Në një dalje për media, përveç Valdrin Pjetrit, i cili është vënë prej ditësh në qendër të akuzave të opozitës, Basha ka renditur të gjithë emrat e socialistëve, që kanë marrë drejtimin e bashkive në vend, që rezultojnë me probleme me drejtësinë.




“Rasti i Valdrinit nuk është i shkëputur. Sot një pjesë e mirë e kryebashkiakëve, që Rama ua imponoi me dhunë shqiptarëve, janë me të kaluar kriminale ose me lidhje aktuale kriminale. Pjerin Ndreu në Lezhë, i nxjerrë nga lista e zezë e ambasadës amerikane, i larguar nga policia e shtetit për shkak të listës së zezë, u rikthye deputet me Ramën, u kap në dosjen 184 duke i bërë presion drejtorëve dhe mësuesve nëse nuk votojnë për PS dhe për këtë u kandidua.

Valbona Saka në Durrës, e përfshirë në vjedhjen e votave. Është përfaqësuese e bandës Dako-Avdylaj. Artur Bushi në Krujë, i dënuar për trafik droge. Agim Kajmaku, person me dy identiteti, i përfshirë në aktivitete të paligjshme në Greqi. Dionis Imeraj në Dibër, me të shkuar kriminale, nën hetim për korrupsion, pjesë e vjedhjes së votave në Dibër.

Rakip Suli, duket të ishte përjashtuar dhe ndjekur penalisht për konflikt interesi në Parlament, ku fitonte miliona me qira e kontrata. Tërmet Peçi i arrestuar e ndjekur penalisht nga Prokuroria për trafik droge”, ka deklaruar Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.