Ndërron jetë 26-vjeçari i plagosur ditën e djeshme në “Myslym Shyri”.
Behet fjale per shtetasin Indrit Çelaj, nga Mallakastra, me profesion teknik kondicioneri, montimesh, riparimesh e aspirimesh të ambienteve. Ai ka qenë duke punuar për kondicionimin e një vile 3-kateshe që ndodhet pranë një blloku pallatesh mes rrugës “Myslym Shyri” dhe rrugës “Muhamet Gjollesha”.
Pas një konflikti, që sipas Policisë ka qenë i çastit, Çelaj është qëlluar me plumb në kokë, nga një armë zjarri që dyshohet të ketë qenë pistoletë. Personi që dyshohet se ka tentuar të vrasë 26- vjeçarin, është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia.
Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës tha se i dyshuari është shtetasi me iniciale L. V., që mendohet se është kolegu i të plagosurit, megjithëse ende nuk është saktësuar pozicioni i tij.