Nga Edlira GJONI
240 milionë lekë “rikualifikimi i mjediseve të jashtme” të fakultetit tim të dashtun fort. Lexo “betonizim i oborrit” të filologjikut.
Paratë i merr Fusha a shokët e tij. U kënaqëm beton e bojëra!
Rikujtoj: Nga data 27 Shtator 1997 kur kam hyrë aty në vit të parë e deri më sot, nuk ka:
– Sistem të dixhitalizuar funksional
– Bibliotekë me libra e artikuj 2018 e pas
– Programe me peshë për gjuhën shqipe
– Programe kërkimore të vërteta për studentët, as për pedagogët (fond 240 milionë në vit për shembull)
– Abonim a akses online për revistat botërore të fushave: Gjuhësi, gazetari, histori, letërsi, gjeografi.
– Institute a qendra shkundëse brenda fakulteteve
Mos thoni “Ka”! Se nuk duken!
Por ama 240 milionë për bojë, ka!
E njëjta gjë me shkollat e Tiranës e të vendit! Luhen e latërzhyhen në fillim të çdo viti. Para që shkojnë nëpër tendera pa kontroll.
E më thoni ju lutem një shkollë të vetme publike që ka ngrohje të plotë në dimër, letër higjenike çdo ditë në banjo apo ujë të pijshëm për nxënësit a studentët!
Jemi mirë! Pres bllokimin e llogarisë sime këtu e kudo!