LAJMI I FUNDIT

Manaj i dha fitoren, trajneri i Sivaspor nuk kursehet: I bie topit si të ishte raketë, edhe po erdhi vetë mbreti…

22:47 - 27.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rei Manaj shënoi sot golin e radhës në kampionatin turk, duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishëm Sivasporit përballë Koniaspor. Dhe trajneri i skuadrës së tij, Bylent Ujgun, nuk ka kursyer elozhet për futbollistin shqiptar.




“Rei Manaj shënoi këtë gol që na dha tre pikë dhe tregoi dëshirën tonë për të shkuar në Europë. Ai i bie topit si të ishte duke garuar me raketa. Ai ka një talent që ia ka dhënë Zoti dhe e gjuan topin shumë mirë. Ai është një lojtar special dhe i veçantë, por për fat të keq Manaj përballet me shumë faulle në fushë”, tha trajneri.

Ai u pyet më pas për zërat që shohin Manajn në negociata me Gallatasarajin për t’u transferuar atje në verë. “Unë po mundohem të takohem me të gjithë në skuadër sa u përket transferimeve brenda vendit. Në ekipin tonë nuk mund të ketë takime për transferime nga asnjë prej lojtarëve që janë nën kontratë, edhe po erdhi vetë mbreti”, tha trajneri i Sivasporit.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.