BLUETOOTH

Fansi e kritikon për jetën luksoze, Aurela Hoxha reagon ashpër ndaj tij

14:20 - 12.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja shqiptare Aurela Hoxha gjithmonë ka rënë në sy për jetën e saj luksoze, duke e pasqyruar atë edhe në rrjetet sociale. Në videon e fundit të postuar në “Instagram”, modelja shfaqet tepër seksi mbi një jaht luksoz. Vetëm kaq u është dashur ndjekësve, duke e kryqëzuar me komente jo fort të këndshme. Një prej komentuese e ka kritikuar për jahtin dhe ekspozimin që i bën jetës së saj. Aurela ka vendosur që këtij komenti t’i kthejë përgjigje pa hezituar.




“S’është çudi të kesh mundësi të marrësh jaht me qira, pasi që kur më njeh ti dhe gjithë populli shqiptar, më njeh nëpërmjet punës time. Të qenurit e njohur ka dhe disfavore si psh., ndjekës si puna juaj i interesuar, por jo mirë i informuar. Sa për njerëzit pa bukë, më dhemb shpirti dhe po të kem mundësi, do ndaja dhe kafshatën me ta”. Ajo gjithashtu ka shpjeguar së të qenurit e famshme ka dhe benefite si për shembull reklamimin e gjërave që përdor, si në rastin e jahtit. Kujtojmë se së fundmi Aurela i është dedikuar linjës së saj të veshjeve intime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.