Kryeministri Edi Rama replikoi ashpër me një qytetar, i cili e akuzon “për vjedhje” në ndërtimin e stadiumit të ri në Tiranë, “Arena Kombëtare”. Qytetari me ironi i shkruan Ramës se “nuk ka rëndësi sa vidhet”, “rëndësi ka të ndërtohet”, por përgjigja e kreut të qeverisë është e hidhur. “Po çfarë kam vjedhur unë o i vjedhur nga mendja, çfarë! Po s’të vë faj jo, kaq të ranë kur u ndanë thotë populli”, i përgjigjet Rama.
*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht
Shfaq Komentet (0)