Pas dorëheqjes së drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, kanë nisur të përfliten emrat që mund të zëvendësojnë Qaton. Sipas burimeve emri më i lakuari deri më tani është dhe ish-drejtoresha e Tatimeve Vasilika Vjero. Sonila Qatoa dha dorëheqjen dje pas akuzave të disa ditëve më parë nga kompania ‘Gjoka Konstruksion’, se ish drejtoresha e ARRSh-së ka prishur imazhin e kompanisë dhe ka shkelur ligjin në tenderimin e rrugës Kardhiq-Delvinë.
Shfaq Komentet (0)