AKTUALITET

Drogë në kontejnerët me banane, policia jep detaje: Sekuestruam 137 kg kokainë

12:10 - 27.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë dalë në një konferencë të përbashkët në lidhje me operacionin ndërkombëtar për trafikun e drogës Ekuador-Greqi-Shqipëri. Plot 137 kg kokainë janë sekuestruar nga policia shqiptare. Kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu pohoi se pas bashkëpunimit me palën greke, pohoi se dy persona ranë në pranga dhe një u shpall në kërkim.




“Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion, në bahskëpunim me policinë greke e DEA-n në Athinë. Policia e Shtetit organizoi dorëzimin e kontrolluar. U sekuestruan 137 kg kokainë dhe u arrestuar A.B. dhe A.M., 35 vjeç. G.M. në kërkim.

Gjatë hetimeve rezulton se ishin pritësit e lëndës narkotike në portin e Durrës. Këta shtetas bënë të mundur nxjerrjen e një sasie lënde narkotike nga kontejneri dhe dërgimin në një zonë të sigurt. Të gjitha veprimet ishin të mbikëqyrura nga policia, që sekuestroi lëndën narkotike, arrestoi dy shtetas dhe shpalli në kërkim një tjetër”, deklaroi Veliu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.