Show-Bizz

“E pabesë!”, Mozzik habit me postimet pas ndarjes nga Loredana

10:10 - 02.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë këtyre ditëve sikur është duke u konfirmuar se çifti shumë i përfolur Mozzik dhe Loredana, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, megjithëse të gjithë menduan se ata do të përballojnë çdo gjë. Sidomos pas lindjes së vajzës dhe skandalit me mashtrim të Loredanës në Zvicër, ku Mozzik i qëndroi afër në çdo hap, ata nuk ia dolën. Por, tani duket se ka ndodhur diçka më e madhe me çiftin. Sipas disa postimeve që ka bërë Mozzik, fansat kanë filluar të aludojnë se ai ia dedikon këto fjalë pikërisht Loredanës. Mozzik shkruan për ‘pabesinë’ dhe për njerëzit që shtiren.




“Unë jam shumë i mirë dhe i sjellshëm derisa të ngatërrohesh me besnikërinë time”, shkruan ai në njërën nga fotot, ku shihet edhe vetë duke pozuar para një ndërtese. Ndërsa në postimin ka postuar një thënie që thotë: “Njerëzit fals nuk më surprizojnë më, ata besnikë po”. Megjithëse nuk është konfirmuar as ndarja, e as ‘pabesia’ nga ana e Loredanës, këto postimet të Mozzik pikërisht një ditë pasi festoi ditëlindjen padyshim ka të bëjë me dikë shumë të afërt me të.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.