Show-Bizz

Emocionohet Bebe Rexha, takon Angelina Jolie dhe qan

09:51 - 02.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në premierën e filmit më të ri të Maleficent, “Mistress Of Evil”, Angelina Jolie ka qenë bashkë me të gjithë fëmijët e saj. Gjithashtu, pjesë e tapetit të kuq ka qenë dhe Bebe Rexha, e cila ka shprehur emocionet pasi ka takuar aktoren e njohur botërore. Bebe është paraqitur në një fustan të zi shumë elegant, teksa ka parakaluar në tepihun e kuq, ku edhe aktorja Jolie ka pozuar me fëmijët e saj. Këngëtarja madje ka pozuar me yllin e filmit, ndërsa menjëherë ka bërë një postim në “Instagram”, duke shkruar thjesht: “E takova mbretëreshën Jolie. Ajo është ‘inspirim'”.




Angelina edhe në këtë pjesë të dytë të filmit paraqitet në rolin e Maleficent, pas suksesit me filmin e parë. Ndërsa, edhe Bebe është pjesë e projektit, pasi ka bërë dhe e këndon këngën zyrtare të filmit, “You can’t stop the girl”. Këngëtarja shqiptare duket se ka pasur një nga netët më të bukura të jetës së saj dhe është shfaqur elegante dhe shumë e bukur në veshjen dhe dukjen e saj. Fustani i gjatë e i zi, por me një prerje të thellë i është përshtatur shumë artistes dhe stilit të saj dhe të filmit.”Maleficent: Mistress of Evil” është pjesa e dytë e filmit që tregon ngjarjen nga perspektiva e personazhit negativ nga filmi i “Disney”, “Bukuroshja e Fjetur” me princeshën Aurora. “Mistress of Evil” do të fillojë të shfaqet në kinematë botërore më 18 tetor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.