VIP PAGES

Pampuri pushime në Pogradec me familjen, e apasionuar pas peshkimit

10:00 - 02.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të qenurit në opozitë u ka dhënë mundësi më shumë ish-deputetëve demokratë që të kalojnë më tepër kohë me familjet e tyre, madje të ndërmarrin edhe udhëtime relaksuese larg zhurmës së Tiranës.




Një prej tyre është e ish-deputetja Orljola Pampuri, e cila fundjavat preferon t’i kalojë zakonisht me burrin dhe fëmijët e saj, duke iu larguar ambientit të ngarkuar politik. Ajo së fundmi është parë në Pogradec, ku veç argëtimit me familjen e saj, ka shfaqur edhe një interes të veçantë për botën e gjallë të liqenit të Ohrit. Ajo së bashku me fëmijët e saj u ka kushtuar jo pak kohë ushqimit të peshqve të vegjël, që në brigjet e zonës së Volorekës janë vërtetë të shumtë.

*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.