- Kërcënimi: Kujdes me FRESSH
Nano kërkon çelesat e sekretarëve të PS
Meta: Votimi u manipulua
- Dossier
“Si u ekzekutua babai im, Koço Theodhosi”
- Të burgosurit e Kosenit
Kështu jeton Nehati në “Kështjellë”
“Gjenerali” shijon supën e burgut bashkë me Kateshin, njerëzit e Mandelës dhe bandën e Lushnjes. Dy rrethime policësh dhe një sërë civilësh ruajnë ‘Të fortët”. 34 te prangosurit ushqehen njësoj si policët që i ruajnë. Në pritje të gjykimit ata kalojnë orët në qelitë e ftohta të komisariatit që i arrestoi.
- Betejë në det kapen 10 skafistë
Shqiptarë dhe italianë në operacion: Sekuestrohen 5 gomone, sprapsen 27.
Kapet 48 kg droge dhe kthehen 250 klandestinë
- Koment
Kryetari Nano duke pritur “Fushenë” në PS
Shkrim nga Shpëtim Nazarko
Nga të gjithë rikthimet në pushtet historikisht më i lavdishmi konisderohet ndoshta rikthimi i Napoleonit. Por në rikthimin e tij ka një skenë, në të cilën pothuajse janë dakort të gjithë biografët. Kur Napoleoni doli ditën e parë për të parë turmën e festusve të fitimit të tij u tmerrua. Të gjithë marshallët e vjetër mungonin. Kishin vdekur ose nuk ishin më në anën e tij. Vetëm në darkë vonë thonë historianët – mbërriti i lodhur Fusheja. Kjo përshtypje të shkaktohej menjëherë sapo shikoje një konferencë për shtyp të Nanos disa ditë para Kongresit.