Arsenal ka zhgënjyer në shtëpi përballë Crystal Palace me vendasit që nuk shkojnë më shumë se një barazim 2-2.
Sokratis dhe David Luiz shënuan dy gola për 10 minuta, por miqtë pësuan gol nga Milivojevic dhe Ayew në pjesën e dytë. Mirëpo, “protagonist” i ndeshjes është bërë kapiteni Granit Xhaka, i cili i fërshëllyer nga tifozët e ekipit të vetë në momentin që po dilte nga fusha nuk është përmbajtur dhe iua ka prerë shkurt.
“Fuck off”, u tha mesfushori shqiptar tifozëve që po e fishkëllenin, ndërsa si për t’i injoruar hoqi bluzën dhe iu drejtua dhomave të zhveshjes.
Shfaq Komentet (0)