AKTUALITET

Avokati: Mos i kërkoni në Shqipëri, janë liruar në Greqi. Rinis me debate gjyqi për vrasjen e Artan Cukut

10:24 - 31.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rinis në gjykatën për Krime te Renda procesi per Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin. Jambelli akuzohet si urdhërues i vrasjes së kryekomisar Artan Cuku, ndërsa Leci si ndihmës i tij. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se procesi ishte pezulluar per nje periudhe 13 mujore.




Jambelli dhe Leci jane liruar nga autoritetet greke te cilat rrezuan kerkesen e Shqiperise per ekstradim. Të dy jane liruar nga autoritetet greke te cilat rrezuan kerkesen e Shqiperise per ekstradim.

Në seancën e sotme Gjykata relatoi se përgjatë këtij viti që cështja ishte e pezulluar, policia e Fierit dhe Beratit kanë ushtruar kontrolle në banesat e tyre, pa i gjetur.

Neshat Fana avokat i familjes se Artan Cukut e cilësoi qesharake faktin që policia i kërkon në Shqipëri, kur ata janë liruar në Greqi.

“Kjo eshte qesharake ju kerkoni ne Fier e Ballsh per te pandehurit kur te gjithe e dine qe Jambelli dhe Leci jane liruar nga Greqia”, u shpreh Fana.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.