BLUETOOTH

Fatbardha Hoxha: Në Kore për të përfaqësuar Kosovën, ja si e përjetova kurorëzimin në “Miss Universe Kosova 2019”

13:30 - 01.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – E qeshura është pa diskutim një nga armët më të forta të bukurisë. Nëse ke sens humori dhe një qasje pozitive ndaj jetës, atëherë je e bukur. Nëse flasim për bukurinë fizike, patjetër duhet ta lidhim atë me të bukurën që mbart shpirti. Kur rrëmojmë brenda saj, njihemi me një vajzë lozonjare, të çiltër dhe mjaft të dashur. Shqiptarja nga Kosova e kurorëzuar si më e bukura do të përfaqësojë vendin e saj në “Miss Universe”, që do të zhvillohet në Korenë e Jugut. Në një rrëfim për “Gazeta shqiptare”, bukuroshja ndan me ne emocionet e kurorës dhe disa detaje të tjera që nuk i dinim. Hoxha premton për një përfaqësim dinjitozë të Kosovës e ne jemi të sigurt për shkëlqimin e saj.




Fatbardha, siç ke emrin duket se edhe në “Miss Universe Kosova 2019” pate fatin e bardhë duke u shpallur si më e bukura në këtë konkurs. Ç’do të thotë kjo për ty?
“Miss Universe Kosova” për mua do të thotë shumë, është një privilegj shumë i madh për mua që arrita ta fitoj këtë titull sidomos kur e mendoj se do ta përfaqësoj shtetin tim. Sa i përket emrit tim shpresoj që do të dal me fat të bardhë edhe nga sfida më e madhe që më pret, pra “Miss Universe”.

Ti mban në kokë kurorën e “Miss Universe Kosova 2019”, sa mbretëreshë ndihesh brenda vetes?
Ndihem aq mbretëreshë, saqë më duket sikur jam mbretëresha e botës për faktin se e dua shumë vendin tim, pra Kosova për mua do të thotë e gjithë bota.

miss kosova2 miss kosova1 miss kosova miss kosova5 miss kosova4
<
>

Vazhdojnë të të shoqërojnë emocionet e mbrëmjes kur rrëmbeve çmimin?
Patjetër që po, në atë garë aq të bukur me shumë bukuroshe brenda saj ndihem shumë e veçantë dhe e emocionuar kur e di që tashmë çmimi kryesor më përket mua.

Çfarë nuk do harrosh asnjëherë nga ajo mbrëmje?
Nuk do të harroj asnjëherë emocionet që më shoqëruan gjatë gjithë mbrëmjes dhe sigurisht momenti final kur këto emocione u shoqëruan me fitore.

E kishe menduar veten fituese apo more pjesë më shumë për të provuar edhe veten?
Unë kam hyrë në këtë garë me një qëllim, pra të fitoj, por gjithashtu e kam menduar edhe pjesën tjetër që kjo garë për mua mund të ishte vetëm pjesëmarrje, gjithsesi do kënaqesha me të dyja, por kam pasur besim në vete se mund të fitoj prandaj edhe kam konkurruar.

Çfarë duhet të dimë tjetër për Fatbardhën, një pasion, një angazhim përveç fushës së bukurisë?
Fatbardha nuk e ka synim vetëm fushën e bukurisë apo të modelimit, Fatbardha, gjithashtu, është e angazhuar në fushën e psikologjisë ku ajo synon të jetë një psikologe e shkëlqyer në një të ardhme të afërt.

Besoj se pas pasarelave, ku të gjithëve u duket gjithçka e bukur, ka edhe stres, egoizëm, zilira… Sa e vështirë është t`i përballosh të gjitha këto, duke marrë parasysh që pjesa më e madhe e vajzave e fillojnë këtë eksperiencë shumë herët?
Çdo femër që merr pjesë në gara të tilla ka mbi supet e veta edhe një lloj “inati” se kush do të rrëmben çmimin final, mirëpo unë për vete jam kënaqur shumë gjatë kësaj periudhe dhe nuk kam pasur kohë të mendojë shumë këtë pjesë, duhet të ceki se pos emrit Fatbardhë kam dhe zemrën e bardhë dhe do t’i uroja gjithsecilës po të ishte në vendin tim, ndërsa çfarë mendojnë të tjerët për mua nuk ka aq rëndësi, për mua të rëndësishem janë ata që më kurorëzuan me fitore.

Cili është ndryshimi i një modeleje nga një miss?
Unë mendojë që modelja është një person që promovon ose reklamon produkte të caktuara, zakonisht veshë-mbathje që shfaqen nëpër skena të modelizmit, ndërsa një miss përfaqëson personalitetin, inteligjencën, talentin, bukurinë e shumë atribute pozitive të një femre.

Cilat mendon se janë hapat që duhen ndjekur për të qenë ikonë e modës?
Për të qenë ikonë e modës është e rëndësishme të kemi një stil të veçantë personal që i përshtatet vendit dhe kohës ku jetojmë, pra ikona e modës ka një ndikim të veçantë se si vishen njerëzit e tjerë ose si shfaqen ata publikisht. Gjithmonë duhet të shfaqim tek njerëzit atë çfarë ata pëlqejnë ose mund të bëjnë.

Çfarë mund të themi për jetën sentimentale të Fatbardhës?
Më pëlqen më shumë të ruaj privatësinë time.(qesh)

Do marrësh pjesë në Korenë e Jugut ku do organizohet edhe “Miss Universe”, si mendon se do pritesh atje? Çfarë të kanë këshilluar të bësh? Ka nisur ndonjë përgatitje apo ende?
Nuk e di si mund të pritem atje, por do të jap gjithçka nga vetja për të përfaqësuar sa më mirë vendin tim, do të jap dashuri dhe pozitivitet për të gjitha vajzat pjesëmarrëse. Sigurisht së shpejti do fillojë të përgatitem.

Fatbardha, si do ta mbyllim këtë intervistë?
Dua t’ju falënderoj që keni ndarë kohë për mua, ishte kënaqësi e imja të përgjigjem me shumë sinqeritet në çdo pyetje tuajën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.