Kryesore

VIP-at që gjetën dashurinë jashtë famës/ Së shpejti dasmë! Mc Kresha zbulon vajzën që i rrëmbeu zemrën

14:39 - 06.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Tanimë është e ditur që dashuria është e verbër dhe për më tepër nuk njeh ndasi. Këtë na e kanë vërtetuar shpesh edhe lajmet që qarkullojnë lartë e poshtë lidhur me dashurinë që VIP-at tanë gjejnë jashtë famës së tyre. Në pjesën më të madhe të rasteve, po të vëmë re, të famshmit zgjedhin të kenë një partner jo të njohur, mumdësisht ta mbajnë larg syrit të fansave dhe medias derisa ata vetë vendosin të dalin hapur e të na surprizojnë me zgjedhjen e tyre. Një gjë të tillë e ka bërë dhe këngëtari i njohur, Mc Kresha. Përgjatë verës u përfol se reperi do të kurorëzojë dashurinë në shtator teksa më pas dyshimet u shtuan edhe nga prania e Kreshës krah një bionde misterioze në një prej restoranteve në Shqipëri me rastin e ditëlindjes.




Erik lloshi partner Ermal fejzullahu partner Florian binaj partner Gentian zenelaj partner Jul deda partner Mc kresha partner Meda partner Visjan ukcenaj partner
<
>

Por, cila është e vërteta? Prive.al ka arritur të mësojë se reperi i njohur i ‘PINT’ është tash e disa muaj në lidhje me një vajzë të quajtur Erzina dhe shumë shpejt do e çojë lidhjen në një tjetër stad. “Kresha është bashkë me Erzinën tash e një kohë dhe do të kurorëzojnë dashurinë në muajin dhjetor. Madje, çifti e ka caktuar edhe datën për eventin”- i kanë thënë portalit tonë burime tejet të sigurta. Të njëjtat burime të kanë zbuluar se kurorëzimi i dashurisë mes çiftit është planifikuar tejet privat dhe me një rreth të ngushtë. Teksa për këtë pjesë nuk ka më dyshime, kureshtja është për vajzën që i ka vjedhur zemrën reperit pas kaq kohësh nga momenti i fundit kur kemi dëgjuar për një lidhje serioze. Prive.al mëson se Erzina me banim në Kanada një vit më parë është kthyer në Kosovë me punë duke qenë menaxherja kryesore e brendit ‘Zara’ pas një përvoje të dëshmuar menaxheriale përtej oqeanit. Qëndrimi në Kosovë duket të ketë qenë koha kur çifti janë takuar për herë të parë për të nisur një lidhje, e cila po shkon drejt kurorëzimit. Ndërkaq poshtë ju sjellim disa nga çiftet e showbizit që zgjodhën partnerët në fshehtësi të plotë dhe jashtë botës së artit e famës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.