Show-Bizz

Ku i gjete lekët për filmin/ Bes Kallaku sqaron detajet

10:45 - 16.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me 20 Nëntor do të dal në të gjitha kinemat filmi më i ri shqiptar ‘Falco’ një film  që mban vulën e aktorit të  njohur të humorit Bes Kallaku. I ftuar në emisionin e pasdites te ‘’Rudina ‘’, Besi na ka rrëfyer se i janë dashur rreth dy vite e gjysëm për të bërë filmin dhe në të luajnë personazhet të njohur për publikun shqiptar. E pyetur nga moderatorja se ‘si ja dole të grumbullosh para për realizimin e filmit’, aktori është shprehur me humor :  ‘Ky film është një mbështetje e të gjithë të ardhurave të familjes time. Gjithashtu kam pasur edhe sponsora. Kam punuar me klering. Unë xhiroja aty dhe na jepnin drekën. Ishte thjesht shaka u shpreh më pas aktori por me të vërtetë ka qënë pjesa më e vështirë’ duke e mbylllur me një falenderim për të gjithë ata që e kanë ndihmuar për të realizuar filmin.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.