Kryesore

Meta vendos për referendum: Do kërkoj të mbrohet populli, merrni fatin tuaj në duar

19:06 - 22.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Meta ka dal ditën e sotme në një deklaratë të jashtëzakonshme. “Do të kërkoj referendum për mbrojtjen e  popullit shqiptar”, ka thënë Meta në konferencë.




Deklarata e Metës

Kushtetuta është ligji suprem është trupi që mishëron parimet themelore që qeveriset një vend. Sa më serioz, i shëndetshëm dhe i qëndrushëm sistemi i një vend aq më i rrallë është ndryshimi i Kushtetutës.22 nëntori është një datë histori për shqiptarët. Për herë të parë shqiptarët me anë të një referendumi miratuan Kushtetutën. Populli vendosi se sovraniteti i Republikës së Shqipërisë, i përket vetëm atij. Populli vendosi se sovraniteti zgjidhet nga zgjedhjet e lira. Populli shqiptar përcaktoi se liritë e të drejtat e njeriut duhet të jenë të pacënueshme. Kjo Kushtetutë që ende gëzuan respektin e nderimin e të gjithë shqiptarëve, fatkeqësisht u shbën brenda natës në një marrëveshje në 2008. Ndryshimet që u bënë në 2016 kanë nxjerrë në pah probleme të tjera, që u paralajmëruan që do të ndodhnin.

Qëllimi i Reformës në Drejtësi nuk ishte falimentimi i sistemit të drejtësisë, por kthimin e besimit në këtë sistem. Tashmë jemi para një situate më damatrike, kushtetuta po shkelet dhunshëm. Jemi në kushtet që pushteti është unifikuar, nga Kuvendi janë dorëhequr 102 deputet. Janë kapur të gjitha bashkitë e vendit, me votime një partiake. Vendi është lënë pa Gjykatë të Lartë, dhe janë mbledhur 32 mijë dosje ku do të duhen 20 vjet për shqyrtimin e tyre.  Si rezultat i suksesve imagjinare në Shqipëri, nuk ka më investim të huaj. Është koha ti themi ndal këtij degratimi. Dikdtatura nuk do të përsëritet. Unë si President do të qëndroj si garant, do ti kundërvihem me gjithë forcat e mia. Shqiptarët të marrin fatin e tyre në dorë, në mbrojtje të kushtetutës. Kushtetuta është vija e kuqe e flaktë. Presidenti do të jetë në mbrojtje të drejtëpërdrejtë. Shqipëria nuk është dhe nuk do të jetë shpresë humbur. Do të kërkoj mbrojtjen e popullit shqiptar përmes referendumit. Vendimi i sovarnit është mbi të gjithë.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kur mendon ai daten e referendumit? Kush do ta hartoje projektin e kushtetutes? Keto dy pyetje kerkojme pergjigj sa me shpejt, ndryshe kemi te bejme me demagogji bajate,per te bllokuar reformen ne drejtesi.

    Përgjigju ↓
  2. PSÈ NUK JE KUJTUAR ME PARE…O PRESIDENT KATUNDAR…JE KRIMBUR NE PASURI…0 LIKE FLORIRI ..ME DASHURI E QETESI SHTETI UDHEHIQET NGA NJE LIBER QE QUHET “KUSHTETUT…PARA SAJ RRI DREJT E MOS HA MUT. O ILIR O FSHATAR E BYTHE PALAR….

    Përgjigju ↓