Kryesore

“Zëri i Amerikës” detaje nga vendimi i Metës: Ja hapi i rradhës i Presidentit

15:34 - 22.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Shqipëri presidenti i Republikës Ilir Meta pritet të shpallë sot gjatë ditës vakancën për vendin e mbetur bosh pas shkarkimit një ditë më parë të anëtarit të kësaj Gjykate Besnik Muçi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Zëri i Amerikës mësoi nga burime zyrtare të Presidencës se vendimi është marrë nga Kreu i Shtetit, menjëherë pas takimit që ai pati sot me zotin Muçi.




Ky i fundit e kundërshtoi vendimin e KPA-së dhe deklaroi se do të vijonte në detyrën e anëtarit të Gjykatës, pasi sipas tij, procesi i rivlerësimit, i nisur për shkak të statusit si prokuror, do të duhej të ishte ndërprerë, duke qenë se nga momenti i kryerjes së betimit si anëtar i GJykatës Kushtetuese, statusi si prokuror kishte përfunduar.

Por gjatë një takimi me presidentin Meta, Kreu i Shtetit, sipas njoftimit zyrtar nga zyra e tij e shtypit “i kërkoi zotit Muçi që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues”. Në faqen e saj Gjykata Kushtetuese e ka hequr tanimë zotin Muçi nga lista e anëtarëve të saj./VOA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.