Kryesore

Zv/ministrja Romina Kuko reagon pas aludimeve në media për lidhje me Sorecën: Paturpësi e neveritshme, luftë qorre…

19:51 - 22.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zv/ministrja Romina Kuko ka reaguar sot pas disa lajmeve të media të ndryshme që aludojnë për një marrëdhënie të saj me ambasadorin e BE, Luigi Soreca.




“Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”, shkruan nw Twitter Romina Kuko.

ÇFARE SHKRUAJTEN MEDIAT?

Në fillim të kësaj jave, pasi shpërtheu konflikti mes presidencës dhe kryetarit të KED, për Gjykatën Kushtetuese, dhe pasi Ilir Meta akuzoi disa ambasadorë palaço si shërbyes të Ramës, në tregun politik dhe mediatik u hap dhe pandehma e disa videove shantazhuese pre e të cilave mendohej se kishin rënë diplomatë të huaj.

Lapsi.al shkruan se vetë drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu e ngriti disa herë këtë pyetje në programin e tij, madje duke i mëshuar nëntekstit se bëhej flajë për video erotike. Në sintoni më të ishin edhe gazetarët e ftuar prej tij

“Do ketë video plot këto ditë, nga ato me shantazhe”, theksoi gazetari Artan Hoxha. Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala ia ktheu: “Nuk bëhet fjalë për një video të vetme. Janë disa video që janë duke u përpunuar.

Janë zëra zyrtarë nga Presidenca që na i kanë thënë. Nuk ka të bëjë më mbledhjet e KED, unë mendoj se shkon edhe përtej kësaj”.

Po çfarë kishte përtej dhe çfarë imazhesh disponoheshin në presidencë?

Një gazetë shumë pranë këtij institucioni, Koha Jonë, hodhi dyshimet e para për ekzistencën e një videoje ku një ambasador i huaj kryen matrëdhënie seksuale me një zyrtare të administratës të lartë shqipëtare. Gazetari Ylli Rakipi gjatë një interviste në ABC NEWS shkoi edhe më tej duke e shuar kuriozitetin për emrin e ambasadorit i cili përflitej se kishte rënë pre e përgjimit.

“Kanë filluar të dalin fjalë që mund te jetë Soreca. Nëse kanë një video për Sorecën, që Rilindja i ka dhënë një zv/ministre në përdorim, autoritetet duhet ta nxjerrin dhe ta thonë. Për mua nuk është e rëndësishme nëse është blerë me një dashnore një ambasador i madh këtu, për mua është e rëndësishme pse është një keqbërës ambasadori Soreca” tha gazetari.

Por nëse në treg filloi të qarkullonte emri i Sorecas, pa nxjerrë atë të zv/ministres, Koha Jonë vazhdoi me një aluzion që e tejkalon cakun e fakteve. E përditshmja që ka burime të dorës së parë nga presidenca botoi të enjten pasdite një lajm, ku ambasadori i BE dukej në foto përkrah zv/ministres Romina Kuko dhe ku theksohej se “Takimet e ambasadorit Soreca në këtë ministri janë të vazhdueshme…”

“Ambasadori i BE në Tiranë Soreca mbetet i përkushtuar për ta ndihmuar ministrinë e brendshme në luftën kundër krimit.

Takimet e ambasadorit Soreca në këtë ministri janë të vazhdueshme, ndryshe nga parardhësja e tij, Vlahutin e cila vizitonte me shumë ministrinë e Transportëve të asaj kohe, duke qenë pasionante për infrastrukturën moderne” thuhej në këtë artikull të shkurtër ku dukej qartë se qëllimi nuk ishte informimi për një çështje të caktuar por bashkëngjitja e këtij lajmi me hipotezat që ishin përhapur për videopërgjimin rozë.

Kaq u desh që edhe media të tjera të publikonin aluzionet si copa të pavërtetuara lajmesh që krijojnë një fakt.
Kështu papritmas u krijua një realitet, ku askush nuk kishte parë asnjë imazh, askush nuk kishte asnjë konfirmim, por të gjithë flisnin për aventurën jashtëmartesore të diplomatit, me zyrtaren e lartë të ministrisë së Brendëshme.

E këtu përtej thashethemit fillon historia serioze. Nëse një video e tillë ekziston vërtet, A duhej publikuar ajo? Në këtë pikë përgjigjja është pa ekuivoke. Nëse ekziston ajo përbën interes publik dhe nuk ka asnjë arsye që mos transmetohet. Por po aq sa e vërtetë është kjo, po aq e shëmtauar është të bëhen aluzione pa fakte, shkrime pa burime dhe pa prova.  Askush nuk mund të shantazhohet pa fakte për jetën e tij personale, sado të shëmtuara, partizane, apo të shitura të jenë qëndrimet e tij publike. Pikërisht këtë fenomen ka denoncuar edhe ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkroi se videot erotike janë tema më interesante vitet e fundit për publikun dhe sipas tij ngjan si një shantazh për njerëzit me poste publike. “Kjo është tema më interesante për publikun në këto vitet e fundit. Ngjan si shantazh publik ndaj  viktimave” që kanë poste publike. Mendoj se kjo në thelb është poshtërsi hipokrite. E ndyrë sa më s’ka”!

E ndërsa ky debat vazhdon prej një jave ai vazhdon të endet në eter vetëm me supozime dhe pa asnjë provë konkrete.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.