Kryesore

Kush janë fatkeqët/ Me lot në sy, Olta Xhaçka bën publik emrat e 28 të vdekurve, viktimat nga 4 deri në 85 vjeç

18:06 - 27.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me lot në sy dhe dukshëm e prekur, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë publik emrat e 28 viktimave të identifikuara deri tani nga qeveria.




Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti i rënë mëngjesin e djeshëm. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijonë dhe një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat.

Sipas informacioneve bëhet me dije se trupi i përket një burri rreth të 50-ave. Ndërkohë nën rrenoja dyshohet për të tjerë persona. Viktima është Kastriot Cakoni, rreth 50-vjeç.

33 të vdekur, 660 të plagosur, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

1-            Amelia Lala, 8 vjeç
2-            Esiela Karanxha, 8 vjeç
3-            Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç
4-            Sadik Qato, 85 vjeç
5-            Isah Abazi, 29 vjeç
6-            Flatar Zenelaj, 64 vjeç
7-            Eviola Broshka, 28 vjeç
8-            Kristi Reçi, 24 vjeç
9-            Sehadete Lala, 79 vjeç
10-          Djena Karanxha
11-          Eduart Reçi
12-          Shemsedin Abazi

Në Krujë:
1.            Ariela Lala 4 vjeç
2.            Bukurije Leka
3.            Erisa Cara
4.            Fatmira Cuka 44 vjeç
5.            Selvie Lala 77 vjeç
6.            Saimir Greku
7.            Kristjan Preçi 26 vjeç
8.            Sardi Cuka 18 vjeç
9.            Hajrie Vata 65 vjeç
10.          Klevis Çupi (Aliu)  34 vjeç
11.          Drita Cakoni    58 Vjeç
12.          Pëllumb Greku 57 Vjeç
13.          Çelike Grupieku  57 Vjeç
14.          Hajredin Çupi, 66 Vjeç
15.          Kastriot Cakoni


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.