VIDEO

Pasi u shfaq me supin jashtë, deputetja Elda Hoti vishet në mënyrë serioze

13:48 - 27.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Elda Hoti është një nga deputetet e reja të Kuvendit të Shqipërisë, që më shumë se për ato që ka shprehur në sallën e seancave plenare apo në komisione, u bë e njohur dy javë më parë për veshjen e saj. Ajo u bë objekt i një prej lajmeve më të klikuara nëpër portale teksa u shfaq në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë me një veshje me supin jashtë, aspak të përshtatshme për një deputete. Por që prej asaj dite duket se deputetja simpatike ka vënë mend dhe tashmë i është kthyer seriozitetit edhe në veshje. Siç shihet edhe në këtë foto Elda Hoti ka qenë pjesë e diskutimeve në komisionet parlamentare, ku natyrisht që është kujdesur edhe që veshja të jetë në rregull. Kujtojmë se veç saj ai që ka rënë në sy më shumë për veshjen e tij aspak etike për një të zgjedhur të popullit ka qenë deputeti, Kujtim Gjuzi. Ai madje edhe është kritikuar publikisht nga kryetari i Kuvendit, i cili i ka tërhequr vëmendjen për veshjen aspak të përshtatshme.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.