Kryesore

“S’qenka ashtu siç u betove”- Ministri Manja pranoi se janë liruar të dënuar nga GJKKO, Alibeaj: Nëse SPAK do të ishte në 2017-ën, do të ishe tek 313-ta

11:16 - 09.05.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka replikuar me ministrin e Drejtësisë pasi Ulsi Manja pranoi se nga Amnistia Penale kanë përfituar të dënuar nga Gjykata e Posaçme.ulsi manja enkeled alibeaj




Alibeaj gjatë interpelancës me ministrin Manja u shpreh se “nuk qenka ashtu siç u betove para një muaji, paske liruar 8,18, 20 të dënuar nga GJKKO”, duke theksuar se kjo është çfarë i shitet publikut shqiptar.

Deputeti demokrat theksoi se Ulsi Manja “nuk mbajti asgjë për vete”, por iu drejtua ligjvënësve në Parlament duke i thënë që “e votuat ju, ta gëzoni”.

“The dhe një gjë po të ishte miratuar në 2017-ën SPAK, ti nuk do e votoje. Nuk do e votoje për një gjë të thjeshtë, do të ishte tek 313. E mban dosjen 184 të Dibrës, atje do të ishte”, u shpreh ai.

Enkeled Alibeaj: Shoh një ndryshim të madh nga një muaj më parë, the këtu janë liruar 8,18, 20 të dënuar nga GJKKO. Pra nuk qenka ashtu siç u betove para një muaji, paske liruar pra, 8,18, 20, 46. Kjo pra ishte ajo çfarë i shitët këtu publikut shqiptar. Nuk mbajti asgjë për vetë, e votuat ju, ta gëzoni.

110, 116 deputetë sa të jeni këtë e keni peshqesh ky ishte produkt i bashkimit tuaj një muaj më parë. The dhe një gjë po të ishte miratuar në 2017-ën SPAK, ti nuk do e votoje. Nuk do e votoje për një gjë të thjeshtë, do të ishte tek 313. E mban dosjen 184 të Dibrës, atje do të ishte.

Është kjo arsyeja pse vjen këtu dhe bën këtë gjë. Të thërret subkoshienca.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.