Lëkundje të njëpasnjëshme po godasin Shqipërinë, duke bërë që qytetarët të vazhdojnë të jenë nën panik.
Pak minuta më parë, toka ka pësuar lëkundje të tjera, të cilat janë pas-goditje të tërmetit 6.4 ballë. Në lidhje me situatën, ka reaguar sizmologu Rexhep Koçi. Ky i fundit në një lidhje drejtpërdrejt me “News 24” tha se magnituda e pas-goditjes ka qenë 5.2 e jo 5.6 ballë Righter, ashtu siç u tha në fillim.
“Ky tërmet nuk ishte 5.6, po 5.2 ballë i shkallës Righter. Ne kemi bërë vlerësim paraprak dhe del se kemi një tërmet të shkallës 5.2. Ne po përpunojmë materialin dhe nuk dimë sa ka zgjatur. Thellësia ishte 12 kilometër. Detajet do t’i marrim më vonë”, deklaroi sizmologu Koçi.
Shfaq Komentet (0)