Mjeku shqiptar që jeton në SHBA, Mario Ademaj i cili është bërë i njohur pasi sa herë vjen në Shqipëri jep ndihmë shëndetësore falas, ka nisur ditë më parë një fushatë mbledhje ndihmash kryesisht ilaçe, për të dëmtuarit nga tërmeti.
Ademaj shkruan se është kontaktuar nga dikush nga qeveria i cili e ka ftuar t’i dorëzojë ndihmat që t’i ndajnë ata.
“Me respekt e refuzova këtë kërkesë, ne do ti shpërndajmë vetë ndihmat nëpërmjet vullnetarëve dhe organizatave partnere me të cilat bashkëpunojmë. Faleminderit të gjithëve për patriotizmin tuaj, Zoti ju bekoftë”, shkruan mes të tjerash Ademaj.
Shfaq Komentet (0)