Kryesore

“Faqet e murit na ranë mbi trup, dolëm nga dritarja”, çifti përfundon te Shtëpia e të Moshuarve: Ende na dridhen këmbët

13:56 - 04.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arritën t’i mbijetonin tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, pasi dolën nga dritarja e pallatit, por makthi për këtë çift të moshuar në Kavajë nuk ka mbaruar.




Për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, ata rrëfejnë tmerrin e përjetuar nga tërmeti, por edhe faktin se kanë mbetur pa shtëpi dhe se janë strehuar përkohësisht te Shtëpia e të Moshuarve. Çifti Bujar dhe Luçie Goseni tregojnë se iu dridhen këmbët kur shohin shtëpinë e tyre të rrënuar, për të cilën kanë punuar plot 40 vite.

“Jemi të traumatizuar, dolën për dritarje se ishim vetëm, thamë se na zuri shtëpia poshtë, nuk e kemi harruar akoma atë traumë, por Zoti është i madh. Shtëpia e të Moshuarve na ka pranuar, nuk e di si do të shkojë në vazhdim.

Burrin e kam të sëmurë me zemër, unë jam me diabet. Nuk dimë ku do shkojmë, shtëpinë e kemi humbur. Kemi 40 vjet që punojmë për atë shtëpi, por iku, tani nuk dimë ku të fusim kokën. Morën veç një batanije, zbritëm nga dritarja me pandofla, vetëm të shpëtojmë kokën. Na ranë mbi trup faqet e murit, na shpëtoi Zoti”, shprehet Luçia .

Kush iu tha të vini këtu?

Na ftuan për disa ditë këta, por tani nuk e dimë ku do shkojmë.

Keni fëmijë?
Kam një vajzë të martuar në Lezhë, një vajzë tjetër ka ikur në Itali, por s’ka çfarë bën. Kam dhe një djalë, që punon te burgu. Është 35 vjeç, i pamartuar.

Keni marrë rroba?
Jo, nuk na lënë të futemi, se është në rrezik shembjeje. Këtu ndjehemi mirë, por tani e tutje nuk dimë çfarë do bëjmë. Nuk e lejoj burrin të shkojë te shtëpia, se më rrëzohet rrugës, nuk e shohim dot shtëpinë.

Për çfarë keni nevojë?
Kemi shumë nevojë, burrin e kam akoma të traumatizuar. I humb mendja, e të gjitha. Na dridhen këmbët kur afrohemi te shtëpia.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.