Blogerja e njohur Armina Mevlani, mbrëmjen e djeshme iu ka lejuar ndjekësve të saj në “Instagram” që ti bëjnë disa pyetje.
Me anë të rubrikës “Ask me a question´´ , Armina ka treguar më shumë detaje për lidhjen e saj me djalin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.
E pyetur nëse do të pranonte që Shkëlzeni të mbante ish-të dashurën si shoqen e tij të ngushtë.
“Sigurisht që JO”- është përgjigjur blogerja. Ajo shton se nëse nuk ka xhelozi nuk ka pasion.
Një tjetër pyetje ishte për planin e martesës që kanë Mevlani dhe Berisha, dhe nëse e ka gjetur akoma fustanin që do të veshë në ditën e saj më të lumtur, Armina zbulon se ka filluar të kërkojë fustanin e bardhë për dasmën e saj dhe se po takon dizajner të ndryshëm.
Shfaq Komentet (0)