Kryesore

Arrestimi i këngëtarit Aleksandër Gjoka/ Policia jep detajet

19:19 - 23.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar në lidhje me arrestimin e këngëtarit të njohur shqiptar, Aleksandër Gjoka. Siç u raportua më parë këngëtari është arrestuar pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur.




Burimet nga policia bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet” në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore  rezultoi se  ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” .


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.