Kryesore

Donte se s’bën çmimin e parë, Elvana Gjata bojkoton post-festivalin

11:58 - 23.12.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elvana Gjata, e cila ishte përfolur si fituese e paracaktuar e Festivalit të 58 të RTSH-së, e ka përjetuar shumë keq daljen e dyta.




Kjo u reflektua qartë në fytyrën e këngëtares, kur iu thirr emri si fituese e vendit të dytë.

Këngëtarja menjëherë pas kësaj është larguar nga skena, dhe nuk ka takuar as fituesen e vendit të parë e madje as drejtuesen Alketa Vejsiu, e cila dukej haptazi pro saj.

Jo vetëm kaq, por këngëtarja e “Me tana” nuk u duk as në post-festival, ku ishin të ftuar edhe fituesja e vendit të tretë Sara Bajraktari dhe triumfuesja Arilena Ara.

Jo vetëm kaq, por ajo nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale, duke mos e fshehur zhgënjimin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.