VIP PAGES

Rama, batuta me Veliajn për gjelin e detit: Nëse e sjell nevoja, ti e ha edhe…

11:15 - 25.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishin dje në familjen Belegu në Petrelë për t’i dorëzuar çelësat e shtëpisë së re, pasi banesa iu dëmtua pas tërmetit të 21 shtatorit. Në komunikimin me familjen nuk munguan as batutat e shkëmbyera me Veliajn, teksa ky i fundit pohoi se kishin sjellë edhe gjel deti, por nuk do e vinin në tavolinë. Rama i tha kryebashkiakut se, nëse vazhdonte me historinë sjell lëngje e pi vetë, apo sill gjela e ha vetë nuk kishin gjë në terezi. Ndërsa pasoi edhe batutën se “nëse do ishte nevoja ai do hante edhe …”, por nuk e përfundoi fjalinë.
Pjesë nga batutat:
Veliaj: Kemi sjellë edhe gjelin e detit, por nuk jemi duke e sjellë këtu.
Rama: Jo, mos ta hamë gjelin. Vetëm gjelin mos ta hamë.
Veliaj: Jo, jo, jo nuk është i gatuar.
Rama: Se me këto teoritë që sjell lëngun e pi vetë, sjell gjelin e ha vetë nuk vazhdohet.
Veliaj: Është i pa bërë gjeli.
Rama: Nëse e sjell nevoja ti ha edhe ashtu po…




*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.