Greg Rama ka zgjedhur të ruaj një profil të ulët në media. I përkushtuar në punën dhe artin e tij, djali i kryeministrit duket mjaft i angazhuar profesionin e tij. Ditët e fundit Gregu ka qenë në Greqi ku dhe ka çelur një ekspozitë.
Në rrjetet sociale ai ka postuar foto nga kjo ekspozitë, duke treguar edhe copëza nga punimet e tij. kujtojmë se postimet e tij të fundit kanë qenë lidhur me të dashurën e tij, e cila humbi jetën së bashku me familjen në tërmetin e 26 nëntorit. Pasi shprehu dhimbjen e tij në rrjetet sociale, djali i kryeministrit Rama vendosi ti kthehej jetës së përditshme si dhe angazhimeve të tij.
Shfaq Komentet (0)