Show-Bizz

Rita Ora “detyrohet” t´i nënshtrohet një operacioni: Është shumë e dhimbshme

17:43 - 14.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora me anë të një postimi në “Instagram” ka treguar se i është nënshtruar një operacioni, për të hequr bajamet.




Është shumë e dhimbshme, shkruan këngëtarja ndër të tjera bashkangjitur një video-je.

“Para dy javësh iu nënshtrova tonsillektomisë (heqjes së bajameve) dhe më lejoni t’ju them se nuk është shaka. Është shumë e dhimbshme, por në aspektin pozitiv më ka dhënë kohë që të reflektoj në qetësi dhe të shërohem”, shkruan Rita.

Ajo tregon se për ditën e të dashuruarve ka vizatuar disa zemra me ngjyra dhe me to uron njerëzit e dashuruar.

“Nuk jam Moneti (Claude Monet, piktor francez), por më pëlqejnë shumë ngjyrat. Prandaj i kam bërë disa vizatime të shpejtë për ditën e të dashuruarve për ata që i dua. Urime dita e Valentinit të dashuruar”, përfundon Rita.

Pas kësaj ndërhyrjeje Rita nuk ka treguar se kur do të kthehet me ndonjë projekt muzikor, por kjo mbetet për t´u parë në vijim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.