Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar përmes një postimi në “Twitter” pas detajeve të bëra publike nga drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu për operacionin e bujshëm “Mezhgorani” ku u arrestua botuesi i njohur Henri Çili.
Në postimin e tij, Lleshaj shkruan se droga dhe krimi nuk mund të kenë vend tek ne teksa përgëzon dhe policinë dhe prokurorinë.
“Policia dhe Prokuroria dhanë sot një tjetër provë të rëndësishme të seriozitetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Reforma në Drejtësi po sjell përditë rezultate. Droga dhe krimi nuk mund të kenë vend tek ne. Përgëzime për punën e Policisë dhe Prokurorisë ”, shkruan Lleshaj.
Shfaq Komentet (0)