Një çift nga Dibra kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut pasi kishin qënë në Itali. Si rrjedhojë numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 3.
Rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut u shënua vetëm pak ditë më parë. Bëhej fjalë për një paciente e cila kishte ardhur nga Italia. Pas analizave të bëra në Klinikën Infektive pacientja ka rezultuar pozitive.
Pacientja u shtrua menjëherë në repartin e infektologjisë por është në gjendje stabël. U bë me dije se shtetësja në fjalë ka qenë në Itali për një muaj. Ministri tha se nuk ka nevojë për panik dhe se po merren të gjitha masat.
Shfaq Komentet (0)