Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajm ky i bërë me dije nga vetë deputeti përmes një statusi në Facebook .
Alimadhi shprehej i indinjuar për sorrollatjet në spitale dhe mungesën e ndihmës deputeti tha se në shtëpi kujdesej për të vetëm bashkëshortja, por edhe ajo e infektuar, prandaj i bënte thirrje kryeministrit Rama për ndihmë.
Gazetari Erjon Skëndaj bëri me dije se mbrëmë ai ka mbërritur në spital, ndërsa mjekët sot thonë se po mbahet në trajtim. Gjendja e tij nuk është e rënduar, është stabël, por arsyeja pse e shturan në spital është se ka sëmundje bashkëshoqëruese.
Shfaq Komentet (0)