Një paciente 84 vjeçe ka lënë ditën e sotme spitalin, pasi ka fituar betejën me COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Manastirliu thekson se 8 pacientë janë kthyer në shtëpi këto 24 orët e fundit.
“Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin #Infektiv e shëruar nga #COVID19
8️⃣ pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit ✅
Deri tani 1️⃣5️⃣4️⃣ qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19❗️”, shkruan Manastirliu.
Shfaq Komentet (0)