Një lajm i mirë për Izair Emini. Ish- lojtari i Kukësit, i cili sot luan në Superligën e Kosovës ka rezultuar negativ në testin e dytë për COVID-19.
Ai rezultoi me koronavirus në testin e parë duke u bërë dhe futbollisti i parë në Kosovë që infektohej. Ai u habit pasi nuk kishte asnjë shenjë, duke dyshuar madje edhe në vërtetësinë e testit.
Tashmë, ai është i shëruar plotësisht dhe i gatshëm për të përfaqësuar në sulm ekipin e Dritës në Kosovë.
Shfaq Komentet (0)