Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka zbuluar për mediat e huaja se edhe prindërit e saj u infektuan me COVID-19, ndërsa është shprehur se ata ishin shumë të sëmurë për 3 javë.
“Ata u infektuan… dhe ishin shumë të sëmurë për 3 javë, dhe u nervozova shumë.”- është shprehur këngëtarja shqiptare.
Bebe tregoi se e kishte menduar të udhëtonte dhe shkonte pranë tyre, po ishte e pamundur për shkak të izolimit total të vendit, pasi ajo jeton në Los Angeles, ndërsa prindërit e saj në Neë York.
“Isha duke menduar ta bëja të gjithë rrugën me veturë…të kujdesesha për ta … Ata ishin aq të gatshëm për të mos na pasur mua dhe vëllanë tim atje, por më në fund u bënë më mirë.”- tha ajo.
Shfaq Komentet (0)