Sherr me sende të forta mes katër personave në Saukun e Vjetër të Tiranës.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se dy vëllezër janë konfliktuar me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar.
Si pasoje e konfliktit jane demtuar me sende te forta dy vellezrit, të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 02.06.2020, rreth ores 08:30, në Sauk të Vjetër, për motive të dobëta janë konfliktuar me sende te forta, dy vellezërit I.S dhe E.S., binjakë 32 vjeç, me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, ku si pasoje e konfliktit jane demtuar me sende te forta dy vellezrit, të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjeksore.
Me ardhjen e sherbimeve të Policisë, personat janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.