Kryesore

Reforma Zgjedhore/ 29 deputetë të opozitës dorëzojnë në Kuvend draftin për rishikim të Kushtetutës, Murrizi: Lista të hapura

19:38 - 12.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, deputeti Myslim Murrizi u shpreh se 29 deputetë të opozitës së depozituan sot në Kuvend një draft për rishikimin e Kushtetutës, konkretisht të dy neneve të saj.




Murrizi shtoi se bëhet fjalë për nenin që flet për listat e hapura dhe për zonat zgjedhore.

“Jam sot këtu që të shpreh para jush që 29 deputetët të opozitës së parlamentit shqiptar, në mënyrë institucionale, propozojmë rishikim të Kushtetutës për nenin 68 për hapjen e listave dhe nenin 74 për zonat zgjedhore. Mirëpresim maxhorancën dhe faktorin politik shqiptar për të diskutuar këtë reformë zgjedhore. Kodi zgjedhor është njëra anë, që do i jepte mundësi shqiptarëve për lista të hapura. Drafti që sot depozituam në Kuvend, që dhe ia vumë në dispozicion atij, parashikon hapjen e listave, që të ndryshojnë ato dy nene. Nisma jonë buron nga ndryshimi i kushtetutës. Pragu elektoral, koalicionet parazgjedhore apo pas zgjedhore. Nuk është shkarkim (propozimi per zevendesimin e Rudina Hajdarit). Ne kemi protokolluar një kërkesë, që të zëvendësohet bashkëkryetarja. Ju e keni qejf fjalën shkarkim, se jeni mesuar me largime, shkarkime. Kemi propozuar që në vend të Hajdarit, të jetë zoti Myslim Murrizi.”, -tha Murrizi.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ju lumte jeni ju deputetve te opozites parlamentare,jeni e ardhmija e vendit dhe popllit shqipttar,guximi e vendimi juaj per hire te vendit e popullit po beni nji mrekulli.Per guximin e vendimin tuaj,kunder ktyre hajdutve te tri 3 partive me drejtuesit e tyre komuniste,qe na vjedhin e plackisin ne e vendin tone tash 30 vjete.Vota juaj eshte vendimtare te mposhten kta ndytsira,te largohen nji here e pergjithmone nga poshtrimi I popullit shqiptare.Mbajeni fjalen,mose u percani,komunistat jane mjeshtra per te keqen tone e vendit.Do mundohen me cdo kushte tju percajne qe ata te dalin perseri fitues,qe ju te firmosni vrasjen e te ardhmes se popullit,me marveshjet e e pistaita te tyre ne kurrizin tone.

    Përgjigju ↓