Kryesore

“S’ka prova që ai është shkaktar i vetëvrasjes së Almës dhe fëmijëve”- Zbardhen pretendimet e palës mbrojtëse të Erdgys Arrazit: Edhe nëse ka pasur lidhje jashtëmartesore, nuk përbën vepër penale

16:16 - 07.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati mbrojtës i Erdgys Arrazit, 31-vjeçarit të lënë në burg nga Gjykata e Shkodrës, pasi akuzohet se shtyu drejt vetëvrasjes bashkëshorten e tij, Alma Arrazi që u vetëmbyt në lumin e Bunës së bashku me tre fëmijët e tyre, pretendon se nuk ka asnjë provë që klienti i tij të jetë shkaktar i aktit të ndërmarrë nga bashkëshortja e tij.




Avokati Blerim Bazhdari, kërkoi në seancën gjyqësore për masën e sigurisë, lirimin e shtetasit Erdgys Arrazi, pasi nuk ka asnjë provë që vërteton dhunën në familje që pretendon policia dhe prokuroria apo edhe motra e viktimës.

Ndër të tjera, ai është shprehur edhe lidhjen e pretenduar të Erdgys Arrazit më një vajzë 18-vjeçare, duke thënë se edhe nëse ka patur, kjo nuk përbën një vepër penale.

Pala mbrojtëse hodhi poshtë çdo pretendim mbi dhunën psikologjike që pretendon policia dhe prokuroria dhe se për këtë mungojnë provat.

Sipas tij, Erdgys Arrazi është një prind që është kujdesur për familjen e tij dhe se ka patur një marrëdhënie normale me bashkëshorten e cila kreu aktin e rëndë të vetëvrasjes dhe mbytjes së 3 fëmijëve.

Po ashtu, në seancë, pala mbrojtëse paraqiti një prej recetave mjekësore të Alma Arrazit që sipas avokatit vërteton se 39-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Receta është lëshuar nga mjeku Gjon Preçi me firmën dhe vulën e tij.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.