Asambleja e Akademisë së Shkencave, në mbledhjen e saj të datës 29 qershor 2020, zgjodhi anëtarët e rinj akademikë e akademik i asociuar. Pas paraqitjes së kandidaturave nga Kryetari i Akademisë, Asambleja zgjodhi komisionin e votimit për administrimin statutor të procesit zgjedhor, me këtë përbërje: akad. Neki Frashëri (kryetar), akad. Floran Vila (anëtar), akad. Jorgaq Kaçani (anëtar) dhe akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj (anëtar). Referuar rezultatit të shpallur nga komisioni i posaçëm pas numërimit të votave Asambleja vendosin që fitojnë titullin akademik anëtarët e Asamblesë me titull të mëparshëm akademik i asociuar Arjan Durrësi e Ilirian Malollari. Njëherësh u zgjodhën anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik Genc Sulçebe, Ilia Mikerezi dhe Pëllumb Xhufi. Po dje, u zgjodhën anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik i asociuar Adrian Civici, Artan Boriçi, Kristina Jorgaqi, Mimoza Hafizi dhe Rajmonda Bualoti. Ndërkaq, si anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u zgjodhën Ardian Ndreca e Ardian Vehbiu.
KULTURË
Nga Pëllumb Xhufi te Genc Sulçebe, zgjidhen anëtarët e rinj të Akademisë së Shkencave
Shfaq Komentet (0)