Kryesore

Rikthehet transporti publik në Tiranë, ja masat e reja të sigurisë

08:51 - 06.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Transporti publik në Tiranë ka rinis sot, pas katër muajsh ndërprerje për shkak të përhapjes së COVID-19.




Puna do të vijojë duke zbatuar edhe protokollin e sigurisë sipas dakordësisë së arritur mes kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe Shoqatës së Shoqërive të Transportit Publik Urban.

Siç vihet re edhe në foto punonjësit e shërbimit të operatorëve si: kontrollor, dispecer, si dhe stafe të tjera plotësuese janë pajisur me maskë mbrojtëse. Gjithashtu edhe nga ana e qytetarëve lejohet të përdorin autobusin vetëm nëse përdorin maskë, si dhe këshillohen të mbajnë një distancë sigurie.

 

Ndërkohë sikurse është rënë dakord mes bashkisë së Tiranës dhe Shoqatës së Shoqërive të Transportit Publik, mjetet e operimit do të dezinfektohen në mënyrë periodike në ambientet e operatorit transportues nga stafi i tij dhe mjetet e operimit në transportin qytetës/rrethqytetas për personelin e shërbimit (shoferë, faturino, kontrollorë) do të pajisen me dizinfektantë me bazë alkooli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.