Transporti ndërqytetas ka rinisur aktivitetin pak ditë më parë, pas pezullimit prej një periudhe 3 mujore për shkak të pandemisë, por duke ndjekur rregullat. Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në ‘Facebook’ theksoi se me rëndësi mbetet vigjilenca, pasi rreziku është prezent.
MESAZHI I RAMËS
Terminalet dhe Transporti Ndërqytetas e Rrethqytetas janë rikthyer në punë me kujdes e respekt masash!
Me RËNDËSI mbetet vigjilenca nga të gjithë, sepse rreziku është prezent dhe mund të mbrohemi vetëm duke respektuar Protokollet e Sigurisë!
Task-Forca e Transportit Rrugor – MIE♀️ vijon çdo ditë të jetë prezente në të gjitha terminalet dhe akset rrugore për kontroll e disiplinim ndaj paligjshmërisë.
‼️Për çdo shqetësim DENONCO në www.dpshtrr.gov.al