Kronikë

Nuk respektoi masat kundër COVID-19 dhe organizoi dasmë, gjobitet 1 mln lekë 39-vjeçari në Durrës

12:31 - 12.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 39-vjeçar në Durrës është proceduar penalish si dhe është gjobitur nga ISHSH-ja, pasi organizoi dasmë në lokalin e tij, në kundërshtim me protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.




Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë nga subjektet e ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht shtetasin:

E.K., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali. Ndërsa ISHSH-ja vendosi masë administrative 1.000.000 lekë, për këtë subjekt.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.