Kryesore

“Unë nuk dorëzohem”- Veliaj para Këshillit Bashkiak: Nga bashkia nuk më heq dot askush.E shijova eksperiencën në SPAK!

18:00 - 30.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Menjëherë sapo doli nga SPAK,  kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu drejtua mbledhjes së Këshillit Bashkiak, që u zhvillua online.




Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh se duhet të fokusohen tek puna dhe jo dhuna. Sipas tij, askush nuk e heq nga bashkia, përveç votës së popullit.

Veliaj u shpreh se praninë në SPAK e shijoi si eksperiencë profesionale, ndërsa tha se “inkurajoj Altin Dumanin të ecin vetëm përpara”.

“Unë ftoj këshillin të fokusohet tek puna dhe jo tek dhuna. Unë jam ku jam sot, le të rrinë lepujt ditë e natën, nga bashkia nuk na heq dot askush përveç popullit. Ata që janë frikacakë janë ata që nuk shkojnë në SPAK.

Ata nuk mbledhin dot më shumë sesa turistët në Tiranë.

Kjo sjellje rrugaçërore, kur ti dhunon policin, kur ti ke me demek ke hallin e teatrit që nuk ishte monument kulture, i hedh molotv kësaj ndërtesë që është monument kulture

Unë jo vetëm nuk dorëzohem, por do punoj akoma më fort. Jo vetëm që e shijova si një eksperiencë profesionale mënyrën si komunikova me koleget e SPAK, por unë inkurajoj Altin Dumanin të ecin vetëm përpara”, tha Veliaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.