Kryesore

E bija i mbush 1 vjeç, Rona Nishliu e uron me fjalët më të ëmbla: Viti më i bukur i jetës sime!  

18:15 - 19.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vit më parë, këngëtarja e njohur Rona Nishliu u bë nënë për herë të parë, teksa solli në jetë një vajzë…




Sot është një ditë e veçantë, pasi e vogla e saj mbush një vjeç.

E Rona ka publikuar fotot më të ëmbla në rrjetet sociale, ku në njërën prej fotove, këngëtarja ishte në ditët e fundit e fundit të shtatzënisë.

Ajo ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të uruar të bijën në 1-vjetor. “Noa jetë e vogël, e madhe! 9 muaj mezi të pritëm dhe kur të pamë ti ishe trilion fishi i asaj që ne kishim imagjinuar për ty. Zemra rreh çdo ditë e më fort, se ti zbukuron çdo sekondë të jetëve tona, vetëm me një buzëqeshje e me 4 kicat e tu të bukur e të bardhë! Noa, ti je pauza më e bukur e qetësisë dhe piskama më e fortë e dashurisë…

Ky po që ishte viti më i bukur i jetës sime e kushedi sa të mrekullueshëm do të jenë të tjerat që do vijnë pas. Gëzuar ditëlindjen oj gëzime, fytyra jote ndriçoftë përnatë si hanë e rrezatoftë përditë si diell.

U rritsh me gëzime e shëndet, plot gjallëri, kuriozitet për planetin dhe paç shumë shoqe e shokë. Të duam Noa jonë”, ka shkruar Rona krahas fotove.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.