Kryesore

Nga vendi i dasmës tek emri i bebushit, Eduart Grishaj i tha të gjitha

19:45 - 22.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Regjisori Eduart Grishaj do të bëhet baba për herë të parë me partneren Arbana Osmani, ndërsa çifti është në pritje të një djali.




Megjithatë, çifti nuk e ka zbuluar ende gjininë e bebushit… Arbana Osmani ka zgjedhur ta mbajë private këtë eksperiencë kaq të bukur, por gjithsesi herë pas here jep ndonjë informacion të vogël për shtatzëninë.

Mirëpo, Grishaj gjatë një interviste për “Pushime on Top”, ka treguar më shumë detaje nga jeta e tij personale.

Regjisori rrëfeu se megjithëse nuk e di kur do ta bëjnë dasmën, e ka të qartë vendin ku do të mbahet.

“Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë, por do ta bëjmë në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet tek gjërat e bukura.”- tregoi ai.

Gjithashtu, Eduarti rrëfeu si e ka përjetuar lajmin e shtatzënisë dhe më pas pranoi se bebushit do t’i vendosin një emër tipik shqiptar, ndërsa ne mezi po presim ta mësojmë!

“Në fillim ishte shumë emocionuese. Më pas me kalimin e kohës kthehet çdo gjë në normalitet. Por pastaj fillojnë zënkat pse ma bleve këtë shalqinin kështu, po domatet pse si more të fshatit dhe thua kur po vjen momenti që të iki kjo periudha. Po emri do të jetë tipik shqiptar”,- ka thënë regjisori.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.